PDK dhe LDK bëhen bashkë kundrejt AAK-së dhe NISMA-s. A po shkon koalicioni drejt fundit?
03
Lexo edheZyrtare, ja kur mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin
“Gazeta Blic” ka marrë vesh nga burime të saja se arsye për dështimin e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e Demarkacionit është raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit.
Sipas këtyre burimeve, madje ky raport e ka thyer edhe koalicionin aktual. Partia Demokratike e Kosovës po e mbështet Lidhjen Demokratike të Kosovës që të mos futet në projektligj raporti i Bulliqit, derisa në anën tjetër AAK e Nisma janë kundër.
“PDK është pro qëndrimit të LDK-së që në projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi të hiqet raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit. Ndërkaq, AAK e Nisma me çdo kusht duan qe në projektligj të përfshihet edhe ky raport”, thonë këto burime.

Lexo edheZyrtare, ja kur mbahet seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin
Në mungesë të konsensuesit ndërmjet subjekteve politike për ratifikimin e demarkacionit, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shtyer seancën e sotme për ditën e nesërme nga ora 10:00.
Për ratifikimin e demarkacionit nevojiten 80 vota.