PD uron besimtarët me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit
03

Lexo edheVeseli shkon për kontroll tek dentisti, thotë së shëndetësia ka nevojë për reformë (Foto)

Partia e Drejtësisë, uron të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës dhe më gjerë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke iu uruar shëndet, mirëqenie, agjërim të lehtë dhe pranim të gjitha veprave të devotshmërisë në emër të Allahut të Madhërishëm.
Muaji i bekuar i Ramazani është muaj i solidaritetit dhe bamirësisë, që i afron njerëzit me njëri-tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në Zotin e Madhërishëm por edhe për të deklaruar shkallën më të lartë të përgjegjësisë ndaj tij.
Muaji i shenjtë i Ramazanit është ndër obligimet hyjnore në të cilin kultivohen vlera më fisnike njerëzore, toleranca, respekti i ndërsjellë, dashuria midis njerëzve dhe gatishmëria për sakrificë materiale për të gjithë nevojtarët

Lexo edheVeseli shkon për kontroll tek dentisti, thotë së shëndetësia ka nevojë për reformë (Foto)
Zoti Fuqiplotë ju ndihmoftë që të gëzoni të gjitha begatitë e këtij muaji të bekuar, duke pastruar mendjet tuaja dhe duke qetësuar e gëzuar shpirtrat tuaj fisnik.