BallinaBotëPavarësisht kritikave, në Nepal fillon festivali i mbytjes së kafshëve

Pavarësisht kritikave, në Nepal fillon festivali i mbytjes së kafshëve

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Besimtarët e fesë hinduse kanë filluar t’i mbysin mijëra buaj dhe kafshë të tjera në atë që vlerësohet si sakrifikimi më i madh i kafshëve në botë. Ky festival mbahet çdo pesë vjet në Nepal, ndonëse shumë organizata kanë kërkuar që një praktikë e tillë të ndërpritet.

Festivali “Gadhimai” filloi në orët e hershme të së martës nën masa të rrepta të sigurisë. Ceremonia filloi me therjen e një dhie, një miu, një pule, një derri dhe një pëllumbi.

Rreth 200 kasapë me shpata e thika të mprehta më pas u futën në një hapësirë të rrethuar me mure dhe me sipërfaqe më të madhe se një fushë futbolli, duke i mbajtur mijëra buaj, ndërsa shikuesit hipnin në degë të drurëve për ta parë ngjarjen.

Mijëra besimtarë të këtij besimi nga Nepali dhe India i kaluan disa net në qiell të hapur para këtij organizimi.

Herën e kaluar kur ishte mbajtur ky festival, në vitin 2014, rreth 200 mijë kafshë të ndryshme ishin therur për dy ditë. Pjesëmarrësit besojnë se kjo i bën nder “zotit të fuqisë” sipas besimit hindus.

Autoritetet kishin marrë vendim për ndalimin e këtij festivali, por aktivistët për të drejtat e kafshëve thanë se qeveria ka dështuar në zbatimin e këtij vendimi, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz