back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePaul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Paul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe të enjten vazhdon dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje. Ai deklaroi se Dino Asanaju bë përfaqësues i Qeverisë së Përkohshmen në SHBA në verë të 1999-ës.

“Duhet të ketë qenë diku nga vera e vitit 1999 pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”, tha dëshmitari, i cili e nisi dëshminë dje më 17 shtator, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Meqë dje përfundoi me pyetje Prokuroria, për këtë dëshmitar ka vazhduar me pyetje trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe.

Dëshmitari tha se Dino Asanajmund të jetë emëruar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, por se kush e mori vendimin tha se nuk e di.

Për Dino Hasanin, Williams tha se ishte amerikano-shqiptar i cili i ndihmoi delegacionit kosovar në Rambuje, por ishte i kujdesshëm që të mos anonte nga ndonjë subjekt.

Ndryshe, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq tha se për javën e ardhshme nuk ka ndonjë ndryshim lidhur me listën e dëshmitarëve dhe se do të dërgojnë në ora 16:00 një njoftim për dëshmitarin e radhës.

Gjithashtu palët thanë që nuk kanë ndryshime të kohës për marrjen në pyetje të këtij dëshmitari

Ndryshe, në sallën e gjyqit teksa po dëgjohet dëshmia e Paul Williams janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit.

Dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025.

Të Fundit

Sport

ShowBiz