back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePasuria e Osmanit nën vëzhgim? APK nuk jep detaje, nga Presidenca e...

Pasuria e Osmanit nën vëzhgim? APK nuk jep detaje, nga Presidenca e quajnë “fushatë njollosjesh” verifikimin

Të ngjajshme

Vjedhja e votave në Malishevë | Kryeprokurori: 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë!

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Enis Gashi ka...

Ndalimi i 15 kryekomisionerëve në Malishevë, deklarohet prokurorja Laura Pula

Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, nga Gjakova...

Gjini i jep mbështetje marshit për ish-krerët e UÇK-së më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka vizituar sot...

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Pas raportimeve se pasuria e presidentes Vjosa Osmani mund t’i nënshtrohet një verifikimi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Presidenca ka bërë të ditur se nuk ka informacione të sakta mbi një gjë të tillë.

Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, ka theksuar për lajmi.net, se Osmani mirëpret çdo verifikim nga institucionet e pavarura, të bazuar në ligj, integritet dhe fakte të vërteta. Ai shtoi se kjo nuk duhet të shndërrohet në fushata njollosjeje.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, deklaroi Kupina.

Nga ana tjetër, lajmi.net, ka dërguar pyetje edhe te Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, por nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me raportimet. Ata nuk kanë konfirmuar, e as mohuar, nëse ekziston ndonjë procedurë apo verifikim i mundshëm ndaj presidentes.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur raportimet mbi pasurinë e zyrtarëve të lartë janë temë e diskutuara në publik, ndërsa Presidenca dhe vetë presidentja nënvizojnë gatishmërinë për transparencë, por theksojnë se çdo hetim duhet të zhvillohet në bazë të ligjit dhe pa ndikime politike. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz