back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportPasi u bë viral në rrjetet sociale, gjyqtarët e huaj kopjojnë foren...

Pasi u bë viral në rrjetet sociale, gjyqtarët e huaj kopjojnë foren e Nuzës

Të ngjajshme

Ndeshja për ditën e çlirimit të Prishtinës, në mes të ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, është bërë hit viral nëpër rrjetet sociale.

“Fajtori” për këtë është referi gjyqtari i ndeshjes Genc Nuza. Pas një ndërhyrje në Milot Rashicën nga Muharrem Sahiti, gjyqtari Nuza e thërret këtë të fundit. Sahiti pret që të ndëshkohet me të verdhë nga Nuza ai nga xhepi në vend të kartonit nxjerr një faculetë ku fshinë djersët.

Këtë fore të Nuzës e ka kopjuar një refer në një nga ligat e huaja, shkruan Reporteri.net.

Si edhe në rastin e ndeshjes të luajtur në Prishtinë edhe lojtari i huaj buzëqesh pas “vendimit” të gjyqtarit, ashtu si edhe futbollistët e dy skuadrave.

Kujtojmë se videoja e Nuzës është bërë viral dhe është botuar në median e njohur sportive madrilene, AS të Spanjës./Reporteri.net/

Embedded video

AS

@diarioas

? El árbitro más ‘troll’

543 people are talking about this

Të Fundit

Sport

ShowBiz