Pasi nuk e kandidoi për kryetar të Prishtinës, Kurti e pret në zyrë, Bajçinovci plot entuziazëm: S’ka kthim mbrapa
dp

Lexo edheOsmani takohet me Hargreaves, diskutojnë për respektim të rendit kushtetues

Ish-gazetari, Mefail Bajqinovci, i cili tashmë aktivitetin publik të tij e vazhdon si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vizituar sot kreun e LVV-së, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Deputeti Bajqinovci në postimin e tij ku ka njoftuar me plot entuziazëm për takimin me “kryeministrin Kurti” duke shkruar se “s’ka kthim mbrapa”.
Bajqinovci kishte rritur pritshmëritë dhe kishte shfaqur gatishmëri edhe për të kandiduar për kryetar të Prishtinës, megjithatë Kurti kishte vendosur për Hajrulla Çekun./Express/

Lexo edheOsmani takohet me Hargreaves, diskutojnë për respektim të rendit kushtetues