back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportPas rrahjes së futbollistit shqiptar, ky është reagimi i skuadrës kroate

Pas rrahjes së futbollistit shqiptar, ky është reagimi i skuadrës kroate

Të ngjajshme

Ramadani: Shërbimet e Serbisë po i trajnojnë serbët në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, mbi funksionimin e kanaleve...

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron...

Futbollisti shqiptar i skuadrës kroate Slaven Belupo, Muzafer Ejupi, është sulmuar dhe rrahur brutalisht në Kroaci, derisa klubi i tij i ka publikuar disa fotografi për t’i dëshmuar lëndimet e futbollistit dhe për të kërkuar drejtësi.

Futbollisti me origjinë nga Tetova i pësoi këto lëndime pas një sulmi në një parking, ku u sulmua nga një kroat.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Kroacisë, përderisa Ejupi i ka shfaqur lëndimet që i pësuar nga sulmi me shufër metalike.

Përmes llogarisë zyrtare në rrjetin social Facebook, Slaven Belupo ka kërkuar që të merren të gjitha masat kundër personit përgjegjës për sulmin dhe i ka uruar Ejupit shërim të shpejtë.

“Lojtari ynë Muzafer Muzo Ejupi është në shtëpi, ku edhe po rikuperohet nga një sulm i rëndë fizik. I dëshirojmë një rikuperim të shpejtë me sa më pak pasoja të jetë e mundur. Gjithashtu, ne do të donim t’u bëjmë thirrje të gjitha mediave kroate që në mënyrë efektive të informojnë publikun”, shkruhet në njoftimin e klubit.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz