Pas reshjeve, plazhi i vjetër në Vlorë mbushet me mbeturina dhe leshterikë
dp

Lexo edhe“Ndërhyrja e ushtarake e SHBA është kërcënim real”, Presidenti i Kolumbisë tregon 60 minutat e bisedës me Trump: Më shumë fola unë se ai

Pas ditëve me reshje shiu, bregdeti i plazhit të vjetër është tejmbushur nga leshterikët. Furia e detit ka nxjerrë në bregdetin e familjarëve, në Vlorë, një sasi tepër të madhe leshterikësh.
Plazhi i vjetër, përgjatë gjithë vijës bregdetare, ka marrë ngjyrë kafe, pasi leshterikët kanë ndotur të gjithë vijën e bregut. Ndërkohë, sipas raportimeve, e njëjta situatë vijon deri në zonën e kanalit të motorit. Situata paraqitet e njëjtë edhe në bregdetin e Zvërnecit.
Krahas leshterikëve, prurjet që vijnë në Detin Adriatik nga lumi Vjosë, përrenjtë dhe sistemi i kanalizimeve kanë bërë që në plazhin e vjetër të dalin edhe shumë drurë, por edhe mbeturina të ndryshme. Drurët dhe mbetjet e konstatuara shumë pranë vijës së detit kanë shtuar ndotjen në zonë.

Lexo edhe“Ndërhyrja e ushtarake e SHBA është kërcënim real”, Presidenti i Kolumbisë tregon 60 minutat e bisedës me Trump: Më shumë fola unë se ai
Për shkak të sasisë së madhe të leshterikëve, drurëve dhe mbetjeve, qarkullimi rrugor i mjeteve që tentojnë të futen në bregdet është aktualisht i pamundur. (A2 Televizion)