BallinaLajmePas marrëveshjes me SHBA-në, Gjermania i dërgon Ukrainës sisteme Patriot shtesë

Pas marrëveshjes me SHBA-në, Gjermania i dërgon Ukrainës sisteme Patriot shtesë

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Pas një marrëveshjeje midis Sekretarit amerikan të Luftës Pete Hegseth dhe ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius për të rritur mbështetjen e aleatëve për Ukrainën, Gjermania ka përmbushur premtimin e saj për të furnizuar sisteme shtesë Patriot për Ukrainën.

Gjatë bisedimeve të tyre në korrik, Gjermania ra dakord të ofrojë sisteme Patriot për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, konfirmoi dorëzimin e sistemeve Patriot nga Gjermania duke thënë se, me marrëveshjet që tani po përmbushen, Ukraina ka më shumë sisteme Patriot në terren që po vihen në funksion.

“Sekretari i Luftës vazhdon të mbajë premtimin e SHBA-së për të fuqizuar aleatët tanë në uvropë që të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën duke hapur mjete shtesë për Ukrainën përmes investimeve nga Aleatët në Europë”, tha në një komunikatë Komanda Europiane e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

PATRIOT i referohet një sistemi të avancuar raketor të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz