BallinaLajmePas Kryeziut, edhe një zyrtar tjetër i PDK-së del kundër emërimeve të...

Pas Kryeziut, edhe një zyrtar tjetër i PDK-së del kundër emërimeve të reja në partinë e Kadri Veselit

Të ngjajshme

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Sipërmarrësi kosovar dënohet me burg dhe gjobë milionëshe për transferta të dyshimta në Kosovë

Gazeta zvicerane “Bote der Urschweiz” raporton se një gjykatë...

Pas Nijazi Kryeziut, edhe ish- kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka reaguar ndaj emërimeve në Kryesinë e Partisë Demokratike.

Çelaj ka theksuar se në PDK nuk mund të flitet për demokraci të brendshme, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Çfarë cinizmi në komunikatën e Kryesisë së PDK-së

Sot pas “EMËRIMEVE” në kryesi ku ndër tjerash shkruan:

…. “Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së përgëzon të porsazgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor”…

Mund të jenë zgjedhur njerëzit e duhur por vetëm për demokraci të brendshme nuk mund të flitet. Përveç që në Këshill Drejtues nuk na është mundësuar të debatojmë rreth përbërjes së Kryesisë as nuk na është mundësuar të votojmë si duhet. E sot as ky vendim nuk është respektuar duke futur aty emra që as nuk janë paraqitur para Këshillit Drejtues të PDK-së që të votohen në mënyrë “demokratike”.


Veq qetash shumë “kull” jemi bo a? hy hy hy ?

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz