back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaBotëPas komenteve të Trump përgjigjet Kim Jong Un, thotë se amët e...

Pas komenteve të Trump përgjigjet Kim Jong Un, thotë se amët e tij bërthamore janë të fuqishme

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, ka thënë sot se armët e tij bërthamore janë një “frenues i fuqishëm” që siguron sovranitetin e Koresë Veriore, raportojnë mediat shtetërore. Komentet e Kim vijnë pak orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se vetëm një gjë kryen punë kundër vendit të izoluar.

- Advertisement -

Trump nuk ka shpjeguar se çfarë nënkupton me atë fjali, por komentet e tij duken të jenë edhe një sugjerim tjetër se veprimi ushtarak është në mendjen e tij, transmeton Express.

Gjatë një fjalimi të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet, Kim adresoi situatën e komplikuar ndërkombëtare, sipas mediave shtetërore të Veriut.

“Armët bërthamore të Koresë Veriore janë frenues të fuqishëm që me vendosmëri e ruajnë paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore”, ka thënë Kim, duke iu referuar “kërcënimeve të zgjatura bërthamore nga imperialistët amerikanë”.

Në javët e fundit, Koreja Veriore i ka shkrepur dy raketa mbi Japoni dhe i ka kryer testin e gjashtë bërthamor. Ka mundësi që Veriu është duke përparuar drejt përmbushjes së synimit të vet për të zhvilluar raketë me kokë bërthamore që është në gjendje ta godasë SHBA-në. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz