back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmePas koalicionit me PDK, Gashi e pyet Luten: Kë tjetër doni me...

Pas koalicionit me PDK, Gashi e pyet Luten: Kë tjetër doni me “luftu” bashkë

Të ngjajshme

Djali i Zidane vendos të përfaqësoj këtë kombëtare

Dinastia “Zidane” po vazhdon në futboll. Djali i legjendës së...

Edhe Portugalia ka vendosur të njohë shtetin e Palestinës

Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë...

Analisti Astrit Gashi e ka vlerësuar si jo serioz arsyetimin e LDK-së për koalicionin me PDK në Pejë, duke thënë se kjo parti nuk po tregon se cilën anë po e mbajnë dhe me kënd janë.

Gashi i ka reaguar deklarimit të Lutfi Hazirit i cili ka thënë se ky koalicion është bërë për shkak se në Pejë beteja është me AAK-në andaj edhe janë bashkuar.

Gashi e ka pyetur Hazirin nëse beteja kundër AAK-së, bëhet duke u bashkuar me PDK-në.

Madje analisti Gashi ka thënë se Haziri do duhej të tregonte se kënd tjetër do ta luftojnë duke u bashkuar me PDK.

#Fail Luto,
Luta paska thane, për me e arsyetu Koalicionin Gaazi-Xhavit Haliti, se beteja ne Peje është me AAK.
Pajtohem veçse po e pyes Luten, a duke i bashkuar forcat me PDK’ne po u bojka kjo beteje a?
Edhe tregona edhe kon tjetër doni me luftu bashke me PDK qe ta dimë prej tash- se a jeni opozite e pushtetit apo e opozitës?
T’a dijme kah jeni Lute!” ka shkruar Gashi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, saktësisht Gazmend Muhaxheri ka nënshkruar koalicionin me PDK-në për bashkëqeverisje në këtë komunë./GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz