BallinaLajmePas dorëheqjes së Aida Dërgutit, VV e Vushtrrisë zgjedh Koordinatorin dhe Grupin...

Pas dorëheqjes së Aida Dërgutit, VV e Vushtrrisë zgjedh Koordinatorin dhe Grupin Punues

Të ngjajshme

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Sassuolo doli me një pikë nga “Allianz Stadium” në...

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri sot mbajti mbledhjen e radhës të Këshillit, në të cilën mori pjesë edhe sekretari organizativ, Ismajl Kurteshi.

Pas situatës së re të krijuar në VV dhe sidomos në qendrën e Vushtrrisë, ku kryetarja e VV-së në këtë qytet dha dorëheqje pas ofendimit të bërë ndaj Albin Kurtit, në këtë mbledhje të mbajtur sot është zgjedhur koordinatori i qendrës së VV-së në Vushtrri dhe një grup punues, shkruan Veriu.info.

Ky grup punues do të luaj rolin e Kryesisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, proces  i cili do të shpallet të dielën në Këshillin e Përgjithshëm dhe pritet të përfundoj në janar ose në shkurt.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se koordinator i Qendrës është zgjedhur veprimtari i shquar Ali Januzi, ndërsa grupi punues ka arritur më votim t’i zgjedh edhe 10 anëtarë të tjerë, ndërsa pozita e 12-të dhe 13-të nuk është plotësuar për shkak se tre persona kanë marrë vota të barabarta, e të cilët në mbledhjen e radhës të Këshillit do të garojnë përsëri.

Veriu.info ka siguruar emrat e anëtarëve të zgjedhur të grupit punues, të cilët i kemi renditur sipas votave të marra në votimin e sotëm:

Kordinator:  Ali Januzi

Anëtarë të Grupit Punues sipas votave:

Besim Muzaqi
Sylejman Meholli
Mehmet Selaci
Mehdi Bejtullahu
Bahrije Ademi
Burim Rexhepi
Eljesa Abazi
Idriz Muli
Ymer Haradinaj
Faton Shabani

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz