Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthime, Nenad Rashiqit.
Rashiq në një intervistë për media serbe ka thënë se Kurti ia ka dhënë 24 hektarët Manastirit të Deçanit “për shkak të tij”, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me këtë, Mustafa ka thënë se edhe për humor kjo do të ishte e rëndë.
“Nuk dua ta besoj se Kryeministri i Kosovës ka guxuar ta thotë këtë. Edhe për humor është e rëndë. Toka e Kosovës nuk është ‘dhuratë’ e askujt”, ka shkruar Remi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: