BallinaRegjionaleDrenasPas 6 viteve, kjo pritet të ndodhë në Llapushnik

Pas 6 viteve, kjo pritet të ndodhë në Llapushnik

Të ngjajshme

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje këmbësorin 74 vjeçar

Një aksident i rëndë që ka përfunduar me fatalitet,...

“Mos m’prek se t’q*va nanen allti”: Kërcënimet e policit i cili po tentonte vjedhjen e cigareve

Inspektorati Policor ka arrestuar një pjesëtar të Njësisë Speciale...

Shënimi i 20 vjetorit të betejës së Llapushnikut po afrohet.

Lidhur me këtë ngjarje të rendësishme, Labinot Gashi- banor i fshatit Lapushnik të komunës së Drenasit, ka bërë të ditur se pas 6 viteve do të mbahet tubim përkujtimor për nderë të Epopesë së Grykës së Llapushnikut.

Në njoftimin e Gashit shkruan:

#EKSKLUZIVE: Pas 6 vitesh do te mbahet tubim përkujtimor për nder te “EPOPESË SË GRYKËS SE LLAPUSHNIKUT”

Të dashur bashkëfshatar, miq, familje të dëshmoreve, invalidëve dhe veteraneve të UÇK-së, duke e ditur se lufta e Grykës së Llapushnikut ishte një nga ngjarjet me të mëdha që i dha kthesë ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe njëkohësisht duke e pare pushtetin lokal që po e injoron qëllimisht këtë ngjarje të madhe historike.

Unë, si banor i fshatit Llapushnik e kam ndier si obligim moral dhe njerëzor të marre një iniciative për mbajtjen e një tubimi përkujtimor me rastin e 20 vjetorit te “EPOPESË TE GRYKËS SE LLAPUSHNIKUT”

Fillimisht u konsultova me Këshilltarin Komunal z.Petrit Gashi, i cili e kishte ngritë këtë shqetësim ne kuvend por “lartmadhëria” e tij Ramiz Lladrovci nuk e pa të arsyeshme të merret me këtë çështje. Në konsultim edhe me administratorin e fshatit z. Ramadan Gashi si dhe me këshillin e fshatit, u dakorduam qe të bëjmë një kërkesë ne Qeveri, përkatësisht të këshilltari politik për kategoritë e dala nga lufta z.Gazmend Syla, për mundësinë e mbajtjes së këtij evenimenti të rëndësishëm historik me rastin e 20 – vjetorit.

Dje e dorëzova kërkesën ndërsa sot mora një telefonate nga z.Syla i cili me informoi qe tubimi do te mbahet.

Faleminderit kryeministër Haradinaj, zëvendës-kryeministër Fatmir Limaj, këshilltar politik i kryeministrit z.Gazmend Syla që se paku ju po i dilni në krah vlerave më sublime të UÇK-së e të cilët qëllimkëqijtë po dëshirojnë ti harrojnë.

Ju edhe njëherë treguat qe dini ti ruani dhe ti respektoni vlerat e luftës së lavdishme te UÇK-se, prandaj ju jemi mirënjohës për këtë guxim të madh që po tregoni.

Image may contain: text

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz