Pas 10 viteve, KFOR-i kthehet në Aeroportin e Kosovës – për shkaqe sigurie
BILLI

Lexo edheA i di Thaçi emrat e atyre që do të akuzohen nga Specialja?

Siguria në Kullën e Aviacionit tek Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës është rikthyer përsëri në duart e ndërkombëtarëve.
Burime të “Indeksonline” mësojnë se pas 10 vitesh forcat e KFOR-it do të rikthehen tek ky vend.
Të njëjtat burime theksojnë se komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo kishte zhvilluar një takim me zyrtarët e Aeroportit dhe ju kishte kërkuar që ushtarët e tij të kthehet përsëri për arsye të gjendjes së sigurisë.
Poashtu, vlen të theksohet se disa prej ambasadorëve të huaj në Kosovë po zgjedhin rrugë tjera për të udhëtuar tek vendet e tyre.

Lexo edheA i di Thaçi emrat e atyre që do të akuzohen nga Specialja?
Të njëjtit po refuzojnë një gjë të tillë ta bëjnë përmes aeroportit “Adem Jashari” për shkak të ngjarjeve të fundit.
Vitin e kaluar një test i sigurisë që ishte bërë në Aeroportin e Prishtinës kishte sjell në pah dështime të mëdha në aspektin e sigurisë.