Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është liruar me kusht pasi u deklarua fajtor për pesë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual në Gjykatën e Westminsterit.
Ish-lojtari i Atlético Madrid akuzohet për dy akuza për përdhunim kundër një gruaje dhe tri akuza kundër një tjetre. Akuza për sulm seksual lidhet me një grua të tretë. Pas pranimit të fajësisë të së martës, Thomas Partey do të paraqitet në Gjykatën e Kurorës, më 2 shtator.
Gjatë këtyre ditëve të vështira, Partey ka qenë në bisedime edhe për të ardhmen e tij në karrierë si futbollist. Mesfushori afrikan ka arritur marrëveshje me Villarealin.
Villarreal i ofroi mesfushorit ganez një kontratë njëvjeçare, gjithmonë në varësi të një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes dhe një dënimi në të ardhmen./Indeksonline/