Parregullsi në një kantier ndërtimi në Prizren, Inspektorati ndalon punimet
dp
Lexo edheSindikata e re e KEK-ut para protestës së nesërme: Paga e 13-të dhe rritja e pagave nuk janë luks, por kërkesa të drejta për vlerësimin e punës
Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar shkelje që lidhen me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e aktiviteteve ndërtimore.
“Punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendet e punës.
Lexo edheSindikata e re e KEK-ut para protestës së nesërme: Paga e 13-të dhe rritja e pagave nuk janë luks, por kërkesa të drejta për vlerësimin e punës
Në njoftim nuk janë specifikuar parregullsitë konkrete që kanë çuar në ndërprerjen e punimeve, as kompania përgjegjëse për objektin.