back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeParalajmëron Tahirsylaj: I ftohti ekstrem kaplon Kosovën nga kjo datë!

Paralajmëron Tahirsylaj: I ftohti ekstrem kaplon Kosovën nga kjo datë!

Të ngjajshme

Ajri i ndotur në Kosovë, këshillohet që personat e ndjeshëm të shmangin daljet

Sipas platformës “IQAir”, ku bëhen matjet e cilësisë së...

Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, policia jep detaje

Një grabitje  e armatosur ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme...

Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Ikballja: Ja çka do i bëja Bias në shtëpinë e BBVK

Ikballe Berisha Huduti ishte e ftuara e radhës në...
- Advertisement -

Fillimi i muajit dhjetor është shoqëruar me ulje të temperaturave, reshje shiu dhe reshje të lehta dëbore mbi vendin tonë.

Profesori i Metorologjisë Sylë Tahirsylaj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka treguar se si do të vijojnë të jenë temperaturat përgjatë këtij muaji mbi vendin tonë.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga pjesa veri-lindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë ka një ulje të temperaturave si atyre minimale dhe ato maksimale. Nga dita e enjte do të ketë përsëri rritje të temperaturave, maksimalja shkon deri në 7 gradë celcius ndërsa minimalja në orët e para të ditës shkon deri në -1 gradë celcius. Deri në fund të muajit do të kemi reshje shiu dhe reshje dëbore, por reshjet e bores gjatë kësaj jave nuk do të jenë të qëndrueshme si në vendet kodrinore -malore ashtu edhe në ultësira meqenëse nga e enjtja ka një rritje të temperaturave. Këto reshje të borës janë simbolike dhe është një situate e pranueshme ” thotë Tahirsylaj.

Tahirsylaj theksoi se ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak.

“Ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimri i vitit paraprak. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e ftohtë dhe temperaturat do të shkojnë deri -20 gradë celcius dhe kjo situate do të zgjasë 10 ditë dhe më tej tejkalohet kjo situatë. Te gjitha këto ndryshime janë në përputhshmëri me fushat fizike , dhe ne jetojme me to dhe i përshtatemi.” ka thënë Tahirsylaj për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz