back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeParalajmërojnë zjarrfikësit: Mos e lini shishen me ujë në veturë gjatë verës,...

Paralajmërojnë zjarrfikësit: Mos e lini shishen me ujë në veturë gjatë verës, kjo është arsyeja

Të ngjajshme

Kushneri iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit – dhëndrit...

Trekëndëshi Juve–Inter–Sassuolo ndez merkaton e dimrit

Juventusi po punon për të afruar Davide Frattesin dhe...

DhTIK kërkon veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka shprehur...

Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por ende e brishtë

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Oskan Ulutaş, deklaroi në një...
- Advertisement -

Është një rrezik kërcënues për jetën, që mund të shkaktojë zjarr brenda në veturë.

- Advertisement -

Tani, zjarrfikësit janë duke i paralajmëruar shoferët për pasojat e lënies së shishes me ujë në veturë gjatë muajve të nxehtë të verës.

Të gjithë e dini se sa nxehtë bëhet brenda veturës në verë. Në fakt, një studim i Universitetit të Stanfordit gjeti se gjatë ditëve të nxehta të verës, kur moti është 22-35 gradë C, temperatura brenda një veture të parkuar mund të arrijë nga 44 deri në 55 gradë C brenda një ore, transmeton Gazeta Express.

Kështu, ta lini një shishe të plastikës me ujë brenda në veturë gjatë një dite të nxehtë vere, mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme.

Zjarrfikësit nga Departamenti i Zjarrit në Oklahoma, SHBA, bënë një test dhe gjetën se drita e diellit e zmadhuar në një shishe të ujit, arriti në 120 gradë C.

Shishet e ujit veprojnë si një qelq zmadhues dhe mund të intensifikojë dritën e diellit mjaftueshëm sa për të shkaktuar djegie brenda në veturë, transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit e kanë një paralajmërim; mos i lini shishet e ujit në veturë, ose sigurohuni që mos t’i kapë drita e diellit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz