back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaShqiptareParalajmërim për kosovarët që udhëtojnë në Shqipëri

Paralajmërim për kosovarët që udhëtojnë në Shqipëri

Të ngjajshme

Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së...

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e...

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...
Një njësi e posaçme e policisë rrugore do të monitorojë çdo ditë akset kryesore të vendit.

Ajo do të varet drejtpërdrejt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe qëllimi është ndëshkimi i shkeljeve të rregullave të Qarkullimit Rrugor atje ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye njohje e familjariteti.

Po ashtu në fokus do të jetë goditja e shkeljeve të rënda si drejtimi i mjetit nën efekt alkooli, tejkalimet e shpejtësisë dhe parakalime e gabuara ne akset kryesore. Kjo njësi që udhëhiqet nga drejtori i policisë rrugore, do të ofrojë, trajnimi i pjesës tjetër të Policisë Rrugore.

Çdo dalje në terren shoqërohet nga një specialist i Drejtorisë së Policisë Rrugore. Gjatë ditës së enjte, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë. U konstatuan shumë shkelje, të cilat janë faktori kryesor për ndodhjen e aksidenteve  rrugore.

Pajisja me radarë të fjalës së fundit bëri të mundur konstatime të tejkalimit të shpejtësisë në kufijtë 130 deri 170 kilometra në orë, disa herë më të larta se sa normat e lejuara.

Për këtë, u pezulluan plot 98 patenta,  nga të cilat 63 u përkasin shtetasve të huaj. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore gjatë kësaj jave ka operuar në disa rrethe të vendit, ku në total janë pezulluar 254 leje drejtimi për tejkalim te normave të lejuara të shpejtësisë. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme, dhe njësia do të spotohet në vende të ndryshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz