Papa pranon se klerikët i abuzuan seksualisht murgeshat
03·

Papa Françesku pranoi se klerikët i kanë abuzuar seksualisht murgeshat dhe se, në një rast, ato janë mbajtur si skllave seksi.
Ai tha se në atë rast, paraardhësi i tij, Papa Benedikti, është detyruar të mbyllë një kongregacion të tërë të murgeshave që janë abuzuar nga priftërinjtë.
Kjo besohet se është hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga kleri.

Lexo edheForcat okupatore izraelite vrasin me plumb në kokë një 19-vjeçar palestinez
Ai tha se Kisha Katolike ka bërë përpjekje ta adresojë problemin, por shtoi se ai “po vazhdon ende”.
Duke folur për gazetarët gjatë një turneu historik në Lindjen e Mesme, Papa tha se Kisha ka një problem, rrënjët e të cilit qëndrojnë te vlerësimi i grave “si klasë e dytë”./rel














