Papa Leo zhvilloi të premten një bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, gjatë së cilës bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik me qëllim ndërprerjen e konflikteve me Iranin.
Sipas deklaratës zyrtare të Selisë së Shenjtë, Papa Leo i kërkoi presidentit Herzog të “rishikojë dhe të rihapë të gjitha rrugët e dialogut”, duke theksuar domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme, transmeton Klankosova.tv.
Deklarata e Vatikanit vjen në një periudhë të tensionuar në rajon, ku përplasjet ushtarake mes Izraelit dhe Iranit kanë shkaktuar viktima dhe kanë rritur pasigurinë për banorët lokalë.