BallinaSportPaolo Maldini po shënjestrohet si kryetari i ri i Federatës Italiane të...

Paolo Maldini po shënjestrohet si kryetari i ri i Federatës Italiane të Futbollit

Të ngjajshme

Rubio njofton dëbimin e mbesave të ish-gjeneralit iranian, revokohen kartat e gjelbra

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i ka revokuar kartën...

Në Stamboll, Zelensky premton bashkëpunim më të madh në siguri me Turqinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi bashkëpunim më të...

Kearns, për Osmanin: Koha e gabuar për të humbur një lidere të këtij kalibri

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar pas përfundimit të...

Raportohet se legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, pas dorëheqjes së Gabriele Gravinas.

Futbolli italian ndodhet në një periudhë të vështirë pas dështimit të paprecedentë për t’u kualifikuar në tre Kupa Bote radhazi.

Përveç Gravinas, kanë dhënë dorëheqje edhe trajneri Gennaro Gattuso dhe shefi i delegacionit Gianluigi Buffon.

Tashmë kërkohet një lider i ri që mund të sjellë reforma, sidomos në zhvillimin e talenteve të rinj italianë, dhe Maldini shihet si një kandidat shumë interesant.

Sipas “La Stampa”, i cituar nga “MilanNews”, ish-mbrojtësi është zgjedhja e parë e propozuar nga ministri i sportit Andrea Abodi.

Zgjedhjet për presidentin e ri të FIGC-së pritet të mbahen më 22 qershor, ndërsa kandidatët duhet të konfirmohen të paktën 40 ditë më herët.

Megjithatë, nuk pritet të jetë e lehtë të bindet Maldini për këtë rol, pasi ai ka deklaruar më herët se e vetmja punë që do të pranonte në futbollin italian do të ishte me Milanin.

Ai ka qenë drejtor zhvillimi në sezonin 2018-19 dhe më pas drejtor teknik deri në shkarkimin e tij në qershor 2023.

Ish-mbrojtësi legjendar është gjithashtu bashkëpronar i Miami FC dhe ka regjistruar 126 paraqitje me kombëtaren italiane, një rekord për shumë vite./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz