Mallorca ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit të tyre.
Ata mposhtën Real Madridin, me rezultat 2-1 duke i mbajtur në garë për të mbetur në La Liga.
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u shndërrua në “hero”, ku goli i tij po e mban në garë për të shmangur rënien.
Goli i sotëm për Muriqin është i 19-ti në La Liga.
Përpos “Piratit”, shënuan edhe Manu Morlanes dhe Eder Militao.
Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në vend të 17-të me 31 pikë, ndërsa Reali mbetet e 2-ta me 69 pikë./IndeksOnline/