back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve...

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Të ngjajshme

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Një artikull i botuar të martën nga Instituti Amerikan i Fizikës pohoi se përdorimi i vazhdueshëm i maskave është një metodë efektive për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Rezultatet sugjerojnë se përdorimi i vazhdueshëm i maskave efikase, të tilla sikurse maskat kirurgjikale, mund të çojë në zhdukjen e pandemisë nëse të paktën 70 për qind e banorëve i përdorin këto maska në publik në mënyrë të vazhdueshme”, shkroi Sanjay Kumar, një hetues me Departamentin e Inxhinierisë në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

“Edhe maskat më pak efikase sikurse me pëlhurë mund të ngadalësojnë përhapjen nëse barten vazhdimisht”, sipas tij.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, artikulli i botuar në revistën e Insitutit Physics of Fluids, rishikoi një seri studimesh që eksplorojnë aftësinë e maskës për të mbrojtur njerëzit kundër koronavirusit, dhe se si ndikon dizajni i ndonjë maske specifike në këtë aspekt.

“Hulumtimi sugjeroi që maskat mund të zvogëlojnë në thelb distancën të përshkuar nga një pikë e mbushur me viruse, dhe kështu ka një potencial të madh për të siguruar mbrojtje personale kundër infeksionit të ajrit”, thotë artikulli.

Hetuesit zbuluan se maskat e bëra nga materiale polimer hibrid janë efektive në filtrimin e grimcave derisa freskojnë njëkohësisht fytyrën.

Studimet e shqyrtuara për artikullin zbulojnë se sa më të gjatë të bartet maska, aq më efektive edhe do të jetë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz