back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePanairi në Mitrovicë ofron rreth 500 vende të punës

Panairi në Mitrovicë ofron rreth 500 vende të punës

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Sot në Mitrovicë u hap Panairi i Punës 2019, me ç’rast 55 kompani dhe institucione tjera të rajonit të Mitrovicës krijuan rreth 500 vende pune, apo punë praktike me mundësi vazhdimi për të rinjt e këtij rajoni.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke u shprehur i kënaqur që është pjesë e hapjes së këtij panairi, tha se ky panair është një mundësi e mirë si për bizneset ashtu edhe për punëkërkuesit që të përfitojnë nga njëri tjetri.

Ai ka apeluar, sidomos tek të rinjtë, që ta vizitojnë këtë panair dhe të shikojnë të gjitha mundësitë që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse.

Ndërsa, drejtori i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihu, pasi ka falënderuar organizatorët e këtij panairi, ka folur për rëndësinë e këtij panairi, ku punëdhënësit dhe punëkërkuesit kanë mundësi të marrin informacione për tregun e punës. Ndryshe, ky panair u organizua nga Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës(APRK), Komunën e Mitrovicës dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz