BallinaLajmePamjet e përplasjes së sotme të LDK-së në Podujevë

Pamjet e përplasjes së sotme të LDK-së në Podujevë

Të ngjajshme

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Pasi nisën mosmarrëveshjet pasuan edhe përplasjet në degën e LDK-së në Podujevë.

Pikërisht në shkollën që mban emrin e ish-presidentit të vendit, Ibrahim Rugova as në këtë komunë procesi zgjedhor nuk eci siç parashihej.

Përpos që nuk u arrit të zgjidhej kryesia, të pranishmit u detyruan të largoheshin disa minuta pas fillimit, e gjithë kjo si pasojë e tensioneve që ndodhën në këtë organizim.

Indeksonline ka siguruar edhe pamjet ku shihen të pranishmit duke lëshuar sallën si pasojë e përplasjeve që  ndodhën.

Si pasojë e kësaj edhe pjesëtarët e policisë së Kosovës u detyruan të dilnin në vendin e ngjarjes në mënyrë që të merreshin me rastin.

LDK është duke mbajtur procesin zgjedhor në çdo komunë të vendit, por thuajse në çdo nëndegë dhe degë të partisë po zhvillohen përplasje të njëpasnjëshme, e që sigurisht po dëmtojnë edhe imazhin e partisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz