back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportPamje: Trajneri i Drenicës Lushtaku i vërsulet gjyqtarit pas kartonit të kuq

Pamje: Trajneri i Drenicës Lushtaku i vërsulet gjyqtarit pas kartonit të kuq

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i hipën nervat në disfatën e skuadrës së tij kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës, saqë në një çast deshi ta sulmonte gjyqtarin e ndeshjes pasi u përjashtua nga loja për protesta.

Gjyqtari Mervan Bejtullahu e përjashtoi nga loja Lushtakun në fillim të vazhdimeve të takimit të 1/8 së finales në kupë, pas protestave të tij të vazhdueshme, raporton Gazeta Express.

Lushtaku s’u pajtua me vendimin e tij dhe iu vërsul Bejtullahut, para se të ndalej ng ndihmësit e tij.

Prishtina e mposhti 2:1 Drenicën pas vazhdimeve, duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Bardhekaltrit fituan me përmbysje falë golave nga Besnik Krasniqi nga penalltia dhe Sadam Sulley në debutimin e tij për Prishtinën, pasi Kreshnik Uka e kishte kaluar Drenicën në epërsi fillimisht në Stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan.

Prishtina ishte buzë rënies nga gara e kupës shtetërore pasi Uka e kishte kaluar skuadrën nga Skenderaj në epërsi në minutën e 61-të, por një penallti në çastet e fundit të ndeshjes e shpëtoi dhe e çoi ndeshjen e 1/8 së finales në vazhdime

Krasniqi shënoi nga penalltia dhe vetëm dy minuta pas fillimit të vazhdimeve, Sulley e kaloi klubin kryeqytetas në epërsi për herë të parë në ndeshje, e cila ishte e mjaftueshëm për ta siguruar një vend në çerekfinale.

Ky ishte goli i tij i parë për Prishtinën në ndeshjen debutues, të cilës iu bashkua në janar./Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz