Dje në orët e para të ditës së premte në Plloqicë të Malishevës u vranë dy vëllezërit: Bahri dhe Shani Maloku, ky i fundit ishte pjesëtar i FSK-së.
Dyshohët se vëllezërit u vranë duke mbrojtur shtepinë e tyre nga hajnat të cilët sipas familjarëve të tyre donin t’ua vidhnin bagëtitë.
Brenda oborrit të familjes u pa një autoambulancë, e cila kishte ardhur në rast të nevojës për familjarët.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjës ku arrestuan dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve.
Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj të dyshuarëve.
Sot u bë varrimi i tyre me nderime të larta ku morën pjesë qindra njerëz.
Trupat e të ndjerëve u përcollën edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeton Patriotal.org