Pamje si në filma: Një person del nga vetura dhe i vendos bombën lokalit në Prishtinë
03

Lexo edheLajm i mirë pas shumë kohësh në Kosovë, sot asnjë i vdekur nga COVID-19

Sot rreth orës 03:30 ka ndodhur një shpërthim në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive të vendosjes së eksplozivit nga një person i panjohur.
Në video shihet qartë se si i dyshuari del nga një veturë, kalon dy korsitë e rrugës dhe e vendos me shpejtësi eksplozivin në hyrje të lokalit.

Lexo edheLajm i mirë pas shumë kohësh në Kosovë, sot asnjë i vdekur nga COVID-19
Eksplozivi i vendosur në hyrje të lokalit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, mirëpo fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.