Paloka mbështet Bërnabic: Pse habiteni kur thotë se kemi zbritur nga mali?!
01

Lexo edhePDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore

Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabic e cila dy ditë më parë deklaroi se shqiptarët janë “njerëz të zbritur nga mali”.
Sipas Palokës nuk kemi pse të habitemi dhe revoltohemi pasi e kemi dëgjuar shpesh herë kryeministrin e Shqipërisë dhe kryebashkiakun t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma “shpellarë” apo “keni dalë nga pylli”.
“Pse habitemi e revoltohemi kur kryeministrja e Serbisë thotë për shqiptarët se “janë të zbritur nga mali” ?!
Sa herë kemi dëgjuar kryeministrin e Shqiperisë apo velinën e bashkisë t’ju drejtohet gjysmës së shqiptarëve me terma :”shpellarë” apo “ keni dalë nga pylli”…?

Lexo edhePDK-ja në Klinë kërkon komision hetimor për projektet infrastrukturore
Presim respekt nga ata me te cilet jemi vrare kur mbajme nje kryeminister qe pretendon se ka marre voten e shqiptareve dhe urren e po ju ben gjithe te zezat shqiptareve” , shprehet Paloka.
e.t./dita