BallinaLajmePal Lekaj i quan përfaqësuesit e Listës Srpska grup banditësh

Pal Lekaj i quan përfaqësuesit e Listës Srpska grup banditësh

Të ngjajshme

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë...

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar që përfaqësuesit e Listës Serbe të largohen nga Qeveria e Kosovës, pasi ata e quajtën Ramush Haradinajn kriminel lufte.

“Reagimi i mbrëmshëm kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i një grupi banditësh të veshur në petkun e politikanëve, siç është Lista Serbe, do të duhej të ishte arsyeja e mjaftueshme për institucionet e Kosovës që ky grup destruktiv i pinjollëve të Nikoliçit, Vuçiqit e Daçiqit, të shpallej ‘i padëshiruar’ dhe të njëjtit të largohen nga qeveria”, ka thënë Lekaj në një reagim përmes një postimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Lekaj thotë se “Këta dhe të gjithë kundërshtarët e Ramushit e të Kosovës duhet ta dinë se nuk jemi pa miq e pa aleat. Prandaj nuk duhet t’iu vjen mërzi pse shumë burrështetas shfaqin habinë për ndalimin e kryetarit Haradinaj dhe presin lirimin e tij të shpejtë”.

“Ish-Presidenti Mesiq vjen nga një shtet që e kupton më së miri se kush është Serbia dhe çfarë është në gjendje të bëjë ajo për të mbajtur rajonin në tension”.

“Prandaj duke ju thënë ‘vogëlsirave’ të listës serbe, që të mos lëshohen në deklarata të nxitura nga kokat e mësuesve të tyre politik të Beogradit, i garantojmë po ashtu se, përkundër dëshirës së tyre për ta mbajtur të izoluar e të ndarë Ramushin e Kosovën, së shpejti do të jenë të liruar nga kthetrat e fundit të tyre”.

“Ne do të vazhdojmë të jemi aleat me të gjithë ata që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar para vitit 1999 kur Serbia me ushtri e polici bënte krime kundër civilëve, si në Kosovë, Kroaci e Bosnje”, ka shkruar Lekaj në reagimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz