BallinaLajmePakistani i hakmerret Amerikës

Pakistani i hakmerret Amerikës

Të ngjajshme

Çmimi për kurban rritet prapë në Kosovë, sivjet bëhet 200 euro

Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar...

“Finalja para finales”, publikohen formacionet e ndeshjes Bayern vs PSG

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes më interesante të...

Zemaj: Vjosa Osmani me rreth 20 kandidatë në listën e LDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka arritur një dakordim...

Senati i Pakistanit ka njoftuar se në këtë vend nuk janë të mirëseardhur diplomatët e Shteteve të Bashkuara ose anëtarët e Kongresit amerikan.

Kjo lëvizje u bë pasi Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë zëvendëskryesuesit të Senatit të Pakistanit, Maulana Ghafoor Haideri, që është anëtar i partisë politike të krahut të djathtë, Jamiat Ulema-e-Islam, përcjell REL.

Ai është dashur të merrte pjesë në një ngjarje të sponzorizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Lideri i partisë, Jamiat Ulema-e-Islam, Maulana Fazlur Rehman, është i njohur si person pro-taliban dhe meqëndrime kundër Shteteve të Bashkuara.

Kryesuesi i Senatit të Pakistanit, Mian Raza Rabbani, tha se asnjë delegacion i Senatit pakistanez nuk do t’i vizitoj Shtetet e Bashkuara, derisa autoritetet amerikane të jepin shpjegim për mosdhënien e vizës për zotin Haideri.

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Islamabad të Pakistanit tha sot se nuk mund të komentoj për çështje të vizave për shkak të ligjeve të privatësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz