BallinaLajmePak para takimit, Ministrja e Jashtme: Ne hyjmë në Shtëpinë e Bardhë...

Pak para takimit, Ministrja e Jashtme: Ne hyjmë në Shtëpinë e Bardhë si shtet sovran, Serbia duhet të ndihet e turpëruar

Të ngjajshme

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Trajneri uellsian vuan nga një sëmundje e rrallë

Trajneri i njohur uellsian, John Benjamin Toshack, vuan nga...

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka shkruar para takimit Kosovë-Serbi në Shtëpi të Bardhë, duke deklaruar se kjo është një ditë e rëndësishme për vendin, raporton Gazeta Express.

Haradinaj thotë se delegacioni i Kosovës sot ka mandat të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe Sovran përballë Serbisë.

Për Serbinë ndërkaq, ministrja thotë se duhet të ndihet e turpëruar të ulet në tavolinë me Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale si dhe pa u vënë para drejtësisë kriminelët e luftës.

“Sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me këto parime të panegociueshme: ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë. Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe NUK BESOJ se kemi rrezik për t’u shqetësuar”, ka thënë Haradinaj./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz