back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmePacolli: Vota e 11 qershorit shansi i fundit për ndryshim!

Pacolli: Vota e 11 qershorit shansi i fundit për ndryshim!

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

“Aleanca Kosova e Re përbëhet nga njerëz besnikë, të denjë dhe të duhur për udhëheqje. Vota juaj duhet të drejtohet tek koalicioni AKR-LDK, tek njerëzit që ju besoni, sepse ata do të jenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës”.

Kështu tha presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në Lipjan, ku sot i prezantoi kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se tani është koha e fundit për ndryshime dhe se vota duhet të drejtohet nga njerëzit të cilët Kosovës do t`ia japin drejtimin e duhur.” Ju keni parë kush ka ndërtuar fabrika, kush punon për rini. Shikoni rreth vetës tuaj kush e meriton”, ka thënë i pari i AKR-së.

Pacolli ka treguar se AKR ka program qe kthen barazinë tek qytetaret, që respekton ligjin dhe qytetarin e Kosovës. Ai gjatë fjalimit të tij përmendi edhe Fabrikën e kërpudhave e cila është duke u ndërtuar në Lipjan me iniciativën e Presidentit Pacolli.

“Ne tash jemi duke e ndërtuar edhe një Fabrike gjigande të kërpudhave në Lipjan. Kjo do të jetë edhe një fabrikë që do të përdorë teknologji moderne dhe do të punësojë qindra njerëz”, Presidenti Pacolli ka shtuar se me qeverisjen e koalicionit AKR-LDK ndryshimi do të vijë edhe në komunën e Lipjanit./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz