BallinaLajmePacolli flet për largimin e Agim Bahtirit nga AKR-ja

Pacolli flet për largimin e Agim Bahtirit nga AKR-ja

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar se sot do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Në anën tjetër kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një konferencë për media u shpreh se nuk është hidhëruar me largimin e Bahtirit nga partia e tij.

“Ne nuk merremi me persona, AKR-ja ka lindë si subjekt politik, natyrisht ka marrë njerëz, janë eduku, kanë marrë forcë… kanë shku dhe AKR-ja është këtu përgjithmonë, ne jemi liberalë. Nuk hidhërohemi me njerëz që vijnë e shkojnë”, ka thënë Pacolli pas nënshkrimit të koalicionit me Nismën.

Ndryshe, Agim Bahtiri udhëheq komunën e Mitrovicës për dy mandate radhazi. Partia e tij ishte në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz