BallinaLajmePa viza kosovarët mund të udhëtojnë pas tre muajve

Pa viza kosovarët mund të udhëtojnë pas tre muajve

Të ngjajshme

Goditi kundërshtarin me grusht, portieri i Zaragozas merr dënim të rëndë

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar portierin e Real...

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet e reja

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së...

Bukuri që “shkrin” Madridin, Olta trondit me format e saj marramendëse

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka trazuar rrjetin...

Aksident në Fier, vetura përplas për vdekje 65-vjeçarin që ngiste biçikletën

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pak minuta...

Raportohet vdekja e parë nga trotinetët elektrikë në Gjenevë

Një aksident tragjik ka shënuar viktimën e parë në...
Komisioni Evropian ka rekomanduar sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa, këtë të drejtë qytetarët e Kosovës pritet ta gëzojnë pas tre muajve.

Këtë e ka bërë të ditur komisionari Dimitris Avramapolous në pyetjet që i janë drejtuar gjatë konferencës për media, transmeton lajmi.net.

Ai tha se kjo varet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian, mirëpo nuk besohet se kjo do të zgjatë më shumë se tre muaj.

“Nesër mund të shkoj në Kosovë që të ndajë këtë moment me qytetarët atje. Megjithatë tani është në përgjegjësi të Parlamentit dhe Këshillit Evropian që të vendosin me shumicë të kualifikuar. Por është një procedur që mund të zgjasë 2 muaj e gjysmë deri në 3. Por duhet të themi se kriteret e përcaktuara duhet të bëhen para adaptimit të këtij rekomandimi”, ka thënë ai.

Pra, në bazë të kësaj, qytetarët e Kosovës, pritet që nga fundi i korrikut apo fillimi i gushtit të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz