OVL-UÇK dënon nderimin e Ratko Mlladiqit në Serbi: Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen – As tani, as kurrë
dp

Lexo edheTotaj për bisedimet Kurti-Abdixhiku: Atij njeriu nuk i besohet, nuk i dihet çka i bie në mendje

Në një reagim, OVL-UÇK e ka dënuar ashpër atë që e cilëson si përpjekje të Serbisë për ta paraqitur Mlladiqin si hero kombëtar dhe varrimin e tij si akt nderimi shtetëror.
“Kurorëzimi i një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe rehabiliton hapur ideologjinë që prodhoi gjenocid”, thuhet në reagim.
OVL-UÇK ka akuzuar Beogradin se po refuzon të përballet me të kaluarën e tij dhe ka paralajmëruar se, sipas tyre, një qasje e tillë kërcënon paqen në rajon.

Lexo edheTotaj për bisedimet Kurti-Abdixhiku: Atij njeriu nuk i besohet, nuk i dihet çka i bie në mendje
“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagim./Lajmi.net/