OVL e UÇK-së mban sot konferencë për media pas raportimeve për keqtrajtime ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
dp

Lexo edheSi plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal? Shpjegon KQZ

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka paralajmëruar sot një konferencë për media, e cila pritet të mbahet nga ora 14:00 në zyrat e saj në Prishtinë.
Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është raportuar për keqtrajtim ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – nga një ish-gardian në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen, i cili aktualisht është pjesë e strukturave të Prokurorisë së Specializuar.
Sipas raportimeve, ky person ka kaluar nga roli i rojës së burgut në pozita hetuese, më pas është emëruar zëvendësshef, e në fund ka marrë postin e Shefit të Qendrës së Paraburgimit – ngritje që kanë ngritur shqetësime për shkelje të mundshme të procedurave dhe të drejtave të të paraburgosurve.

Lexo edheSi plotësohet fletëvotimi në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvendin Komunal? Shpjegon KQZ
OVL e UÇK-së pritet të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.