Dembele mori 32.5 për qind të votave.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, është shpallur fitues i çmimit Onze d’Or 2025, vetëm disa ditë para ceremonisë së shumëpritur të Topit të Artë që do të mbahet këtë muaj.
Dembele është një nga favoritët për të fituar këtë vit Topin e Artë. Ai pati një sezon të jashtëzakonshëm në 2024-25, duke shënuar 35 gola dhe duke dhënë 16 asistime në të gjitha garat, ndërsa PSG u shpall kampion i Evropës.
Ai gjithashtu fitoi disa çmime individuale, duke përfshirë Lojtari i Sezonit në Ligue 1, golashënuesi më i mirë, si dhe Lojtari i Sezonit në Ligën e Kampionëve.
Dhe në prag të ceremonisë së Topit të Artë të së hënës mbrëma, Dembele është vlerësuar për arritjet e tij duke u shpallur fitues i Onze d’Or, që jepet nga revista Onze Mondial.

28-vjeçari i përfaqësueses së Francës mori 32.5 për qind të votave, duke lënë pas Lamine Yamal (30%), Kylian Mbappé (12.5%) dhe shokun e tij të skuadrës te Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi (7%).
Duke folur për revistën mujore pas fitores, Dembele tha:
“Fitum pothuajse çdo trofe të mundshëm, dhe sezoni që patëm si skuadër tregon se lojtarët e klubit meritojnë të fitojnë edhe çmime individuale.”
Ai shtoi:
“Jam krenar. Kjo tregon se kam punuar shumë gjatë gjithë sezonit dhe, edhe më tej, gjatë gjithë këtyre viteve për të fituar trofe individualë. Jam i prekur; sakrificat dhe paraqitjet e mia janë njohur.”
Shumë kanë shprehur mbështetjen që Dembele të fitojë Topin e Artë, përfshirë edhe trajnerin e PSG-së, Luis Enrique.
Pas fitores së thellë të PSG-së në Ligën e Kampionëve, ai tha:
“Të gjithë po flasin për Topin e Artë, unë do t’ia jepja Ousmane Dembele. Vetëm për shkak të mënyrës si mbrojti sot. Ai tregoi kush është në të vërtetë.”
“Ai ishte lider, ishte i përulur dhe mbrojti. Pa asnjë dyshim, e meriton këtë,” shtoi Enrique. “Jo vetëm për golat që ka shënuar, por edhe për presingun që pamë. Bëri një sezon të madh dhe ishte i jashtëzakonshëm.”
Thierry Henry tregon fituesin e tij të Topit të Artë
Pas ndeshjeve të së mërkurës në Ligën e Kampionëve, që përfshinë fitore për Barcelonën dhe Manchester Cityn, dyshja e analistëve Jamie Carragher dhe Thierry Henry diskutuan për Topin e Artë në CBS Sports.
Carragher renditi Dembele, Mbappe, Mohamed Salah, Yamal, Raphinha dhe Achraf Hakimi si pretendentë, duke i quajtur ata “gjashtë lojtarët më të mirë”, por më pas identifikoi Dembele si fituesin e tij.
Sa i përket Henry, edhe ai përkrahu francezin për këtë çmim vjetor.
“Nuk kam as nevojë të flas,” shtoi ai. /GazetaExpress/