BallinaLajmeOsmani pret në një takim Riho Terras-in, kërkon heqjen e masava ndaj...

Osmani pret në një takim Riho Terras-in, kërkon heqjen e masava ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite miratimi i buxhetit të Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet në Kuvendin e Kosovës do të...

53 aksidente e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda...

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje pas një jave në arrati

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person...

4 muaj pa Shpat Kasapin, gruaja e tij me dedikim prekës: Për Roelin ishe bota

Janë bërë katër muaj nga vdekja e artistit shqiptar,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Z. Riho Terras.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, m ç`rast Osmani theksoi se zgjedhjet lokale u zhvilluan në mënyrë plotësisht të lirë, të qetë dhe demokratike dhe se transferimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore.

Osmani theksoi se, pavarësisht bashkëpunimit konstruktiv, vazhdimi i masave të BE-së ndaj Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, i padrejtë dhe i paarsyeshëm.

‘’Në këtë kontekst, presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e z. Terras për heqjen sa më të shpejtë të këtyre masave, duke rikujtuar se ato dëmtojnë qytetarët dhe minojnë besimin në procesin e integrimit, teksa Kosova ka përmbushur çdo kërkesë të paraqitur nga partnerët evropianë. Sipas presidentes Osmani, heqja e masave do të ishte një sinjal i fuqishëm për qytetarët dhe një mesazh inkurajues për vazhdimin e reformave’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu Osmani shtroi nevojën që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE të procedohet sa më parë dhe që anëtarësimi të bëhet në bazë të meritave.

Gjatë takimit, Osmani prezantoi një sërë të dhënash të institucioneve ndërkombëtare që e pozicionojnë Kosovën në majat e performancës në shumë fusha kyçe./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz