back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeOsmani në Berlin: Kosova, partner strategjik i Bashkimit Evropian

Osmani në Berlin: Kosova, partner strategjik i Bashkimit Evropian

Të ngjajshme

Osmani në Berlin: Kosova, partner strategjik i Bashkimit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve...

Reperi britanik përballet me akuza të reja pas aksidentit fatal në Londër

Reperi i njohur britanik Ghetts, emri i vërtetë i...

Mijëra ineksione ilegale për humbje peshe sekuestrohen në Mbretëri të Bashkuar

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, ka theksuar rëndësinë e rolit të Kosovës brenda Bashkimit Evropian.

Ajo nënvizoi se pranisë së Kosovës në familjen evropiane i bashkohet një partner që nga përvoja e parë e kupton rrezikun që paraqesin forcat e dëmshme dhe që është i gatshëm të kontribuojë në mbrojtjen e vlerave demokratike.

Osmani theksoi gjithashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të bazohet në merita.

“Integrimi mbi bazë merite i Ballkanit Perëndimor nuk është një proces bamirësie, por një zgjedhje strategjike për të gjithë Evropën,” deklaroi Presidentja.

Ajo theksoi se Kosova sjell inovacion, energji dhe talent të rinj që i nevojiten Evropës për të mbetur konkurruese dhe kohezive.

“Qëndresa dhe përkushtimi i vendit ndaj parimeve, përballë ndërhyrjeve të dëmshme, kontribuon në ndërtimin e një mburoje sigurie për tërë kontinentin,” shtoi Osmani.

Presidentja kujtoi edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke theksuar se “nuk ishte vetëm fuqia ajo që kishte rëndësi, por parimi pas saj, ai që shpëtoi jetë njerëzish”.

Osmani u ndal edhe te qëndrimi i Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke theksuar se vendi qëndron krah për krah me Ukrainën, kontribuon në misionet e NATO-s jashtë vendit dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke e cilësuar këtë si “një detyrë të përditshme për një vend të lindur nga lufta”.

“Vlerat për ne nuk janë luks, ato janë pasuri strategjike që e mbajnë gjallë një komb kur gjithçka tjetër është e pasigurt,” u shpreh ajo.

Në fund, Osmani theksoi se Kosova investon në demokraci dhe në kontribut global, përfshirë fuqizimin e grave dhe të rinjve përmes agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz