back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeOsmani në Arabi Saudite, afati kushtetues për takim konsultativ me partitë ka...

Osmani në Arabi Saudite, afati kushtetues për takim konsultativ me partitë ka filluar – Kur pritet të mbahet ai?

Të ngjajshme

Xhaferi: Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin...

Nura: LVV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të reflektojë

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, e ka quajtur paaftësi...

Lushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

Jehona Lushaku nga LDK, ka thënë se qeveria e...

Ish- ministrja Albulena Haxhiu, krejt më ndryshe nga siç jemi mësuar ta shohim (Foto)

Ish- ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu rrallë herë publikon...

Qeveria Kurti 3 e cila është prezantuar dje në Kuvendin e Kosovës nga i mandatuari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Albin Kurti ka dështuar të formohet.

Kjo pasi, ky propozim mori vetëm 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Kurti dje propozoi 20 ministra, tre zëvendëskryeministra dhe disa zëvendësministra, por që ata nuk u panë të përshtatshëm për të qenë në krye të Qeverisë, prandaj nuk i morën votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së, ndërsa deputetët e Nismas dhe Veton Berisha abstenuan.

Por, çfarë pritet të ndodh tani?

Kushtetuta e Kosovës përcakton që nëse përbërja e propozuar e Qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidenti i Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditësh, i cili i ka gjasat më të mira për të formuar Qeverinë.

Kreu i partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se do t’i kërkojë presidentes Vjosa Osmani që të shkohet në zgjedhje menjëherë.

E sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Deri atëherë, Qeveria në detyrë do t’i kryente detyrat e saj.

Por, këto takime duhet të thirren nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila nuk ndodhet në Kosovë pasi sot ka udhëtuar për në Riad të Arabisë Saudite.

Nga Presidenca nuk kanë njoftuar se sa do të zgjat udhëtimi i saj atje dhe kur mund të kthehet për të përmbushur detyrën kushtetuese për takimin me partitë politike.

Këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina shkurtimisht për lajmi.net ka thënë se partitë do të ftohen për konsultime brenda afatit kushtetues.

“Partitë do të ftohen për konsultime brenda afatit kushtetues”, ka thënë ai.

Ligjërisht, data e fundit për t’u mbajtur këto takime është 9 nëntori për t’u vendosur mes partive dhe Osmanit nëse do të ketë zgjedhje të reja apo do të ketë edhe një tentim për formimin e Qeverisë.

Nga analistë dhe njohës të politikës, atmosfera në vend është parë pro zgjedhjeve ndërkaq kanë thënë se kjo do t’i sjell pasoja të mëdha Kosovës.

Eugen Cakolli nga IKD ka thënë se datat e mundshme për zgjedhjet e reja përfshijnë 30 nëntorin, 7 dhjetorin dhe 14 dhjetorin, në varësi të ditës kur shpallen zgjedhjet. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz