Osmani kujton Masakrën e Rezallës: Të rënët në këtë masakër nuk do të harrohen kurrë
01

Lexo edheLirohen nga burgu i Serbisë babë e bir nga Kosova, u arrestuan para 9 ditësh

Osmani tha se autorët e krimit duke u munduar të fshehin gjurmët e krimit zhdukën 44 viktima.
Ajo theksoi se e vërteta nuk mund të fshihet.
“Duke u përpjekur t`i fshehin gjurmët e krimit, autorët zhdukën 44 viktima, një pjesë e të cilëve u gjetën vite më pas në një varrezë masive në Rudnicë të Serbisë. E vërteta nuk mund të fshihet, ndaj do të jetë përkushtim i yni i vazhdueshëm. Për Rezallën dhe çdo vend të Kosovës ku janë kryer krime nevojitet drejtësi. Të rënët në këtë Masakër nuk do të harrohen kurrë dhe bashkë me përvjetorët e lirisë do të kujtohen çdoherë!”.

Lexo edheLirohen nga burgu i Serbisë babë e bir nga Kosova, u arrestuan para 9 ditësh
Forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, më 5 prill të vitit 1999 rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë dhe në mënyrë mizore vranë 98 djem e burra.