back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeOsmani kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli- Këto janë fazat për...

Osmani kërkon që presidenti të zgjidhet nga populli- Këto janë fazat për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës

Të ngjajshme

Në takimin e dytë brenda ditës, Osmani dhe Prattipati flasin për situatën politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten...

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me...

Mushkolaj pas kërkesës së Osmanit: Ku ke kjo zoja qe 5 vjet?

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas kërkesës së presidentes...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi nuk mori përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandatë të dytë dhe pasi iu bë ftesë të matet me Glauk Konjufcën, ka proceduar në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që presidenti të zgjidhet direkt nga vota e popullit.

Por cilat janë fazat procedurale dhe cilat kushte duhet të përmbushen për të ndërruar aktin më të lartë juridik të shtetit.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, amandamentime mund të iniciojnë qeveria, presidenti apo ¼ e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Secili ndryshim i Kushtetutës duhet të miratohet nga 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës përfshirë 2/3 e komuniteteve që mbajnë ulëse të rezervuara.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndryshimet mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi të ketë adresuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës

Nëse Kushtetuesja jep të drejtë, atëherë ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz