back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaBotëOpozita në Serbi solidarizohet me protestuesit, bojkoton Parlamentin

Opozita në Serbi solidarizohet me protestuesit, bojkoton Parlamentin

Të ngjajshme

Offset thyen heshtjen për divorcin me Cardi B

Offset më në fund ka folur hapur për divorcin...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Mot me diell këtë fundjavë, temperatura deri në 30 gradë

Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e...

Zyrtarisht nis fushata elektorale për zgjedhjet lokale

Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për...

Ministri i Jashtëm i Francës: Shteti palestinez është zgjidhja e vetme për paqen

Ministri i Jashtëm në largim i Francës, Jean-Noel Barrot...

Partitë opozitare në Serbi thanë se kanë nisur të bojkotojnë Parlamentin, në shenjë solidariteti me valën e protestave kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Aleanca për Serbinë, grup i partive opozitare, tha të hënën se ligjvënësit e saj nuk do të marrin pjesë në seancat parlamentare derisa kërkesat e protestuesve nuk përmbushen dhe ”derisa nuk krijohen kushte për zgjedhje të lira dhe të drejta”, njofton Klan Kosova.

Në Beograd dhe qytete të tjera, çdo të shtunë, mijëra njerëz protestojnë kundër pushtetit.

Protestat kanë nisur qysh në muajin dhjetor.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit dhe zgjedhje të parakohshme madje siç shkruan REL, duke e akuzuar presidentin për ngufatje të lirive demokratike, shtypje të kundërshtarëve politikë dhe kontrollim të medias.

”Ne nuk duam të jemi pjesë e një demokracie fasadë dhe t’i sigurojmë legjitimitet një regjimi totalitar që shtyp çdo kundërshtar dhe i trajton rivalët politikë si armiq të shtetit”, tha përmes një deklarate Aleanca për Serbinë.

Bojkotimi nuk pritet të pengojë punën e legjislaturës, ku partia qeverisëse e Vuçiqit (Partia Përparimtare Serbe) dhe aleatët e saj socialistë i kanë 160 nga 250 vendet, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz