Opozita në Drenas “nis zyrtarisht” punimet për rregullimin e shtratit të lumit Drenica (FOTO)
BILLI

Lexo edheJa si u luftua në Terstenik të Drenasit (Video)

Tre ish-kandidatët për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj (NISMA), Xhavit Drenori (i pavaruar) dhe Vehbi Berisha (FJALA) nëpërmjet një aksioni simbolik kanë “nisur zyrtarisht” punimet për meremetim e shtratit të lumit Drenica!
Sipas Xhavit Drenorit për lumin Drenica janë prerë shumë shirita por shtarti i lumit është s’ka ndryshuar.
“Pushteti komunal dhe ai qendror tri herë ka bërë prerjen e shiritit për fillimin e punimeve në këtë projekt por punimet nuk po zhvillohen dot. Zotimet kanë qenë që ky projekt do të përfundonte qysh në vitin 2014 deri në fshatin Dritan, përkatësisht te Guri i Plakës”, ka thënë Drenori.
Ai ka ironizuar me prerjen e shiritit ditë ma parë nga kreyparalmentari Veseli dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Laldrovci, duke thënë se nëse veq prerja e shiritave ndihmon në realizimin e projekteve, atëherë edhe ne dhe çdo qytetar do të ndihmojmë me prerje të shiritave!/Drenicapress.info/


Lexo edheJa si u luftua në Terstenik të Drenasit (Video)


