back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëOKB me tone të buta ndaj masakrimit të muslimanëve në Mijanmar: Mijanmari...

OKB me tone të buta ndaj masakrimit të muslimanëve në Mijanmar: Mijanmari të ndërpresë përdorimin e tepruar të forcës

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje ushtrisë së Mijanmarit që të shmang përdorimin e tepruar të forcës në shtetin e trazuar Rakhine që të menjanohen humbjet e mëtejshme të jetëve të pafajshme. Shqetësimet vazhdojë të rriten në lidhje me trajtimin e popullsisë muslimane Rohingya të zonës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e lëshuar të enjten nga OKB, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Mijanmarit, thuhet se OKB është “seriozisht e shqetësuar” nga zhvillimet e situatës në në pjesët veriore të Rakhine, në të cilën më shumë se 400 muslimanë Rohingya janë vrarë kohët e fundit dhe rreth 30.000 janë detyruar që të zhvendosen.

Nga tetori, ushtarët janë akuzuar për vrasjen e muslimanëve të pafajshëm dhe për shkelje tjera të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë dhunimet seksuale, gjatë operacioneve të spastrimit.

“OKB-ja u ka bërë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me sundimin e ligjit, në përputhje me normat ndërkombëtare të sjelljes, dhe të bëjnë kujdes duke iu shmangur reagimeve disproporcionale që mund të shkaktojnë dhunë ndaj civilëve, humbje të jetëve të pafajshme, apo të dëmtojnë pronën e popullatës lokale”, tha Nambiar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz